VV dhe PDK kanë publikuar listat me kandidatë për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


Ajo çfare bie në sy është se në garën për komunën e Gjakovës janë dy gra kandidate.

Mimoza Kusari-Lila nga VV dhe Arbënesha Kuqi e PDK i kanë hyrë garës për të paren e Gjakovës.

Reklamë

Kusari-Lila që është kryetare e Alternativës përkrahet nga VV dhe synon të marrë edhe një herë nën drejtim qytetin e Gjakovës. Kjo është hera e katërt që ajo kandidon për kryetare të Gjakovës.

Herën e parë dështoi me AKR-në. Por Kusari-Lila arriti të fitojë garën për Gjakovën sa ishte pjesë e AKR-së duke u bërë gruaja e parë dhe e vetme deri tani kryetare e një komune, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Por sfidën kundër Ardian Gjinit ajo e humbi në vitin 2013 pasi që gjakovarët nuk i besuan edhe një mandat Kusari-Lilës që tash garonte më Alternativën.

Në zgjedhjet e tetorit, Kusari-Lila do ta ketë përkrahjen e VV-së kundër Ardian Gjinit të AAK-së.

Ndërkaq Kuqi e PDK-së po kandidon për herë të parë për ta marrë timonin e komunës së Gjakovës.

Reklamë

Kryetari i PDK-së shkroi se Kuqi është e vnedosur në bindjet e saja.

Krasniqi shtoi se kandidatja e tyre do ta përcjell mesazhin e ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes, me prioritetet e qytetarëve të komunës së Gjakovës.