×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vite nga lirimi i Haradinajt nga Gjykata në Colmar të Francës

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 12:24

    Sot janë bërë 2 vite nga lirimi i Ramush Haradinajt nga Gjykata në Colmar. Pikërisht dy vite më parë, kjo Gjykatë kishte refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradim.


    Haradinaj, duke iu drejtuar medieve dhe të pranishmëve para gjykatës kishte thënë se në këtë përballje kanë fituar shqiptarët.

    Njeriu që i qëndroi më së afërmi për 4 muaj qëndrimi në Francë ishte Gani Dreshaj.

    Deputeti i AAK-së nuk i ishte ndarë për asnjë moment Haradinajt në atë kohë, për çka kryeministri aktual e kishte falënderuar veçanërisht atë në momentin e parë të arritjes në Kosovë.

    “Ka shumë shqiptarë të mirë që më kanë qëndru të kambët, por e kom drejtën me e veçu një, është Gani Dreshaj i Istogut, faleminderit Gani” kishte thënë Haradinaj në arritjen e parë nga Franca në Kosovë.

    Vetë Gani Dreshaj e ka quajtur këtë ditë si njëra nga më të lumturat në jetë.

    “Sot bëhen dy vite nga lirimi i njeriut të luftës e të paqes, Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit. Kjo ditë për mua do të kujtohet gjithmonë si një nga më të lumturat në jetën time. Ndihem krenar dhe i privilegjuar që pata rastin të jem afër tij në momente të vështira e sfiduese ndaj padrejtësisë së radhës që i ishte bërë, ka shkruar Dreshaj.

    Dreshaj ka thënë se për 4 muaj, Haradinaj u mbajt padrejtësisht në Francë, për të fituar drejtësinë ndërkombëtare për të tretën herë që nga paslufta.

    “Sot, ndihem krenar që ky fitimtar është prirës i shtetit tonë, që Ushtria e Kosovës mbanë vulën e tij dhe që taksa ndaj Serbisë mbanë hijen e tij. Krenar me veprën tënde hero i gjallë, Ramush Haradinaj” ka shkruar Dreshaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!