×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy zjarrvënje në pyjet e Pejës, arrestohet një person

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 17:23

    Djegiet e pyjeve kanë filluar të shpeshtohen duke u përmirësuar moti në Kosovë.


    Në Pejë, një person ka raportuar në polici se i dyshuari mashkull i ka vënë zjarrin një sipërfaqe prej 80 ari të pyllit të tij.

    I dyshuari është arrestuar edhe pas intervistimit të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

    Ndërsa ditën e djeshme, dy persona kanë raportuar se disa të panjohur i kanë vënë zjarrin një pylli.

    Në vend ngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!