×
  • Lajme
  • Lajme

    E pësuan kur u bashkuan me ISIS, mbi 70 kosovarë vdiqën në Siri e Irak

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 8:53

    Që nga vitit 2012, kur edhe për herë të parë janë regjistruar rastet e para të konfliktit në Siri dhe Irak janë vrarë 76 kosovarë.

    Policia e Kosovës ka treguar se që nga ajo kohë e deri më tani janë 253 persona të gjinisë mashkullore që iu kanë bashkëngjitur ISIS-it.

    “Që nga viti 2012 e deri më tani janë 253 persona të gjinisë mashkullore që në periudha të ndryshme kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit dhe të cilët trajtohen si luftëtarë të huaj terroristë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në zonën e konfliktit këtyre personave iu kanë bashkuar edhe gratë dhe fëmijët.

    “Këtyre “luftëtarëve” iu kanë bashkëngjitur familjarë të tyre, në zonën e konfliktit, duke përfshirë: 51 gra dhe 52 fëmijë”, bën të ditur policia për lajmi.net.

    Edhe pas shtatë vitesh, kosovarët përsëri vazhdojnë të jenë prezent në këto zona. Momentalisht sipas të dhënave në zonën e konfliktit janë 44 gra, 48 fëmijë 60 fëmijë tjerë të lindur në zonën e konfliktit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!