E therin me thikë për t’ia marrë telefonin, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar pasi kanë therur me thikë një person në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.


Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, njëri i mitur nga komuniteti shqiptar dhe një tjetër egjiptian, pasi që të njëjtit me forcë i kanë vjedhur një telefon mobil dhe më pas e kanë therur me thikë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri i mitur K-Shqiptar dhe tjetri K-Egjiptian, pasi që të njëjtit nga viktima mashkull K-Shqiptar (i mitur) me forcë i kanë vjedhur një telefon mobil dhe më pas me një mjetë të mprehtë (thikë) e kanë therur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa telefoni i vjedhur i është kthyer viktimës”.