Edhe dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë që drejtohet nga Besnik Osmani. ka shprehur pakënaqësi me rezultatin e fundit zgjedhor, duke kërkuar përgjegjësi brenda strukturave partiake dhe rishikim të performancës së partisë.

Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net nga mbledhja e sotme e kryesisë së degës, gjatë diskutimeve janë ngritur kritika ndaj lidershipit aktual të LDK-së, përfshirë kryetarin Lumir Abdixhiku, lidhur me rezultatin e arritur në zgjedhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kalon një periudhë tensionesh të brendshme pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ku disa degë të partisë kanë dalë me kërkesa të drejtpërdrejta për ndryshim në krye të saj.

Reklamë

Degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Dega e Dytë në Prishtinë, dega në Rahovec, kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se rezultati zgjedhor kërkon përgjegjësi politike dhe reflektim të thellë në nivel qendror.

Ata kanë kërkuar që përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të bartet nga udhëheqja e partisë.

Edhe Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami kanë kërkuar përgjegjësi nga Abdixhiku dhe zgjehdje të reja.

LDK në 24 orët e fundit: Nga kërkesat për dorëheqjen e Lumir Andixhikut, deri tek emrat për Presdentin

Reklamë