×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe SHBA-ja si Britania, kërkon emërime meritore në poste publike

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 16:00

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë ditës së sotme tha të jetë e zhgënjyer me vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të datës 28 shkurt, për mosvotimin e asnjërit prej kandidatëve të rekomanduar nga partneri zbatues i Projektit të rekrutimit në pozitën e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

    Dështimi i deputetëve të votojnë njërin nga kandidatët e rekomanduar, sipas Ambasadës Britanike, ka rezultuar me rishpalljen e konkursit për këtë pozitë, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkaq, mbështetje këtij vendimi i ka dhënë edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

    “Mbështes plotësisht përpjekjen e Britanisë së Madhe për punësime meritore – kjo çështje është qenësore për të garantuar prosperitet për Kosovën”, ka shkruar Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!