×
  • Lajme
  • Lajme

    Energjia, ekonomia dhe koronavirusi, temë diskutimi mes Bislimit dhe Abbottit

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 19:26

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar mbi energjinë dhe ekonominë e vendit.

    “Fokusi i bisedës ishte i orientuar në drejtim të fushave si ekonomia dhe energjia, ku diskutuam politikat e implementuara, të orientuara drejt rritjes ekonomike të vendit dhe hapat e ndërmarrë në sajë të menaxhimit të situatës energjetike në vend”, ka shkruar Bislimi.

    Përveç këtyre çështjeve, temë e bisedës ishte edhe situata me pandeminë, rritjen e numrit të infektimeve gjatë javëve të fundit në nivel global dhe menaxhimin që Ministria e Shëndetësisë po e bën në sajë të ecurisë së COVID-19.

    “Shpreha konsideratën më të lartë për partneritetin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe interesimin e angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. U ndjeva i nderuar nga falënderimi që më kushtoi Abbott për mikpritjen dhe shprehjen e gatishmërisë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!