×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj kundër Fatmir Limajt e Shpend Ahmetit: Shkuarja e tyre në Bruksel e panevojshme

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 18:24

    Jo veç opozita kosovare, konkretisht dy partitë e mëdha Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po kritikojnë delegacionin shtetërorë të udhëhequr nga kreu NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.


    Kundër tyre ka dalë edhe zv.kryeministri i Qeverisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Shkas është bërë udhëtimi i fshehtë i Limajt e Ahmetit në Bruksel.

    Hoxhaj ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion pse kanë shkuar ata në Bruksel.

    “Nuk kam informatë pse janë atje, takimet e tilla mund të jenë të panevojshme nuk ka kuptim nëse ne nuk jemi unik në Kosovë Duhet gjatë këtyre ditëve t’i japim drejtim procesit të dialogut Ne duhet të japim një vendimmarrje për çështjen e taksës”, ka thënë Hoxhaj, për Televizionin T7, transmeton Reporteri.net.

    Por Limaj në një deklaratë dhënë për “Kosovapress” ka mohuar të kenë udhëtuar fshehtas në Bruksel.

    Ai tha se qëllimi i shkuarjes në Bruksel ka qenë që zyrës së shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, t’ia dorëzojnë edhe formalisht Platformën për dialogun dhe për t’i njoftuar se Kosova tashmë ka qëndrim zyrtar për dialogun. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!