×
  • Lajme
  • Lajme

    Era e fortë rrëzon skenën ku pritet të mbahet ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Mejës

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 11:55

    Sot në Kosovë po shënohet 27 Prilli – Dita e të Pagjeturve.


    Tubimi qendror do të mbahet në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovë, ku pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të shtetit të Kosovës dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

    Mirëpo, ndërkohë që përgatitjet për këtë ceremoni kanë filluar, kushtet atmosferike kanë shkaktuar disa telashe. Era e fortë e ka rrëzuar skenën ku pritet të mbahet ceremonia për shënimin e 20 vjetorit të masakrës së Mejës, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, një numër i madh i qytetarëve tashmë janë mbledhur për të marrë pjesë në shënimin e kësaj dite.

    Në Kompleksin Memorial në Mejë, do të jenë prezentë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!