Temë e takimit mes zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ishin zhvillmet aktuale në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve dhe mundësitë për vazhdimin e dialogut në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, njoftoi presidenca serbe për mes një komunikate, raporton gazeta online Reporteri.net.
Siç vijon njoftimi, Vuçiç i ka thënë Escobar-it se Serbia vazhdon të jetë plotësisht e përkushtuar në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, “me theks në implementimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara gjer më tani në Bruksel dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”.
“Escobar shprehu pritshmërinë e tij që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbi të gjitha çështjet e hapura dhe për normalizim gjithpërfshirës të marrëdhënieve do të vazhdojë dinamikisht dhe konstruktivisht, që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët paqen e përgjithshme, stabilitetin dhe progresin e rajonit, me një konkludim të shpejt të negociatave”, thuhet në njoftim, përcjell gazeta online Reporteri.net.