Pas takimeve të zhvilluara me krerët shtetëror në Kosovë, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, udhëton për në Beograd për të takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi presidenca serbe në një komunikatë për media, raporton gazeta online Reporteri.net.
Takimi mes Escobar dhe Vuçiç është planifikuar për në ora 9:30 të mëngjesit, pas të cilës, siç njoftoi agjencioni serb i lajmeve Tanjug.rs, do të ketë edhe një komunikatë për media.
Escobar në Prishtinë takoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesit politik të opozitës, ku temë kyçe ishte dialogu i fascilituar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë/Reporteri.net/