×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX: Zgjidhja e fatit të të pagjeturve vazhdon të mbetet prioritet i misionit tonë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 12:01

    Në Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur, EULEX-i i përkujton personat që janë zhdukur dhe gjendjen e vështirë të familjeve të tyre në rrugëtimin për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.


    Në këtë ditë, EULEX-i përsëritë se gjetja e fatit të rreth 1650 personave të pagjetur vazhdon të jetë prioritet për Misionin.

    “Familjet e personave të pagjetur mund të gjejnë ngushëllim vetëm atëherë kur të dinë fatin e të dashurve të tyre të pagjetur. Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar institucioneve të Kosovës në procesin e gjatë dhe të ndërlikuar të identifikimit të saktë të personave të pagjetur, mënyrë kjo për të ecur përpara dhe njëkohësisht për të trajtuar të kaluarën “, tha Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou.

    Ndonëse procesi i identifikimit është i një natyre të ndjeshme, të komplikuar dhe të gjatë, është jetike që ky proces të vazhdojë me qëllim që të gjenden përgjigje për fatin e të pagjeturve. Në këtë drejtim, EULEX-i u bën thirrje komuniteteve shqiptare dhe serbe të Kosovës që të ndihmojnë me dhënien e mostrave të gjakut për analiza të ADN-së për të lehtësuar këtë proces të rëndësishëm.

    EULEX-i ka kryer dhe ka marrë pjesë në 631 operacione në terren për të gjetur, identifikuar dhe ri-ndërlidhur mbetje njerëzore. Një numër prej 507 viktimave janë kthyer tek familjet e tyre.

    Përveç kësaj, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i është duke kontribuar në modernizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore me qëllim që ta bëjë atë institucion profesional dhe të qëndrueshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!