×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Geci: Jeta e vëllaut tonë Ganiut është në rrezik

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 16:21

    Familja Geci nga Skenderaj thotë se jeta e vëllaut të tyre Gani Gecit, ish deputet i Kuvendit të Kosovës është në rrezik.


    Kjo familje thotë se kanë marrë një mesazh nga një shok i tyre se disa vetura me targa të Shqipërisë po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka rrezik që shënjestra të jetë pikërisht Ganiu, për çka menjëherë e kanë lajmëruar policinë, trasnmeton Reporteri.net.

    Letra e plotë e 7 vëllezërve Geci nga Llausha e Skënderajt: 

    Te nderuar qytetar Policia e Republikes së Kosovës edhe sot është informuar se jeta e Gani Gecit mund të jetë në rrezik.

    Sot me dt. 18.03.2019 një shokë i vëllaut tonë Ganiut e ka thirrur në telefon që të shkoj deri në Drenas dhe i ka thënë që: “Ka një informatë të keqe me i treguar dhe eja deri në Drenas?”

    Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.

    Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri.

    Për këtë rast tani janë të informuara të gjitha organet e relevante të Republikës së Kosovës.

    Vlenë të ceket se edhe me datën 13.11.2017 rreth orës 11:35 dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut.
    Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt?

    Ganiu iu ka përgjiigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi.

    Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj.

    Ne shpresojm se Policia e Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante do ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast.

    P.S.
    Le ta dinë te gjithe ata që mundohen të frikësojnë vëllaun tonë dhe neve si familje se ne do ta mbrojmë vetën tonë me të gjitha mjetet që disponojm.

    Çdo informat qe kemi do ta ndajm bashkë me Policinë e Kosovës.

    Ne kemi ngritur nivelin e Sigurisë për vëllaun tonë dhe familjen tonë dhe pasojat per shtytësit, mbështetësit financiar apo politikë te këtyre kriminelve do të jenë të paparashikueshme qoftë me ligjet e Republikës së Kosovës, qoftë edhe me Kanunin për ata që nuk i respektojnë ligjet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!