×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Beogradit për të pagjeturit

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 10:35

    Dita e të Pagjeturve të Kosovë ka nisur me homazhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj tek Obelisku i të Pagjeturve në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.


    Ata vendosën kurora me lule dhe takuan nga afër familjarët e të pagjeturve që ishin prezent për të bërë homazhe. Por nuk u prononcuan për media.

    Shoqatat dhe familjarët e të pagjeturve nuk u shprehën edhe aq të kënaqur me atë që udhëheqësit vendorë kanë bërë për këto 20 vite për zbardhjen e fatit të të pagjeturve tyre.

    Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve, Bajram Çerkini tha se nuk është bërë mjaftueshëm nga shteti i Kosovës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    Duke thënë se shpresa asnjëherë nuk largohet deri në gjetjen e familjarëve të tyre tha se nuk besojnë që Serbia do të bashkëpunojë në gjetjen e familjarëve të tyre, edhe pse trupat e të pagjeturve më së shumti ndodhen në shtetin serb.

    Kryetari i Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës,  Ahmet Grajçevci tha se adresa e vetme për të pagjeturit mbetet Beogradi për çka kërkoi trysni ndaj shtetit serb nga bashkësia ndërkombëtare.

    Gjatë ditës së sotme krerët më të lartë të shtetit do të bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial në Mejë të Gjakovës, ku do të mbahet edhe tubimi përkujtimor  për shënimin e 27 prillit, Ditës së të Pagjeturve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!