Më datën 23, në një ditë të ftohtë shkurti dhe me reshje bore, në Zhur të Prizrenit tre anëtarë të familjes Sope, humbën jetën në një aksident tragjik.
Bëhet fjalë për babain 50 vjeçar dhe dy djemtë e tij, 24 dhe 22 vjeç, të cilët vdiqën pasi makina e tyre u përplas me një kamion që po pastronte borën.
Këtë ngjarje të vështirë për familjen Sope pa dyshim se më së rëndi e përjetoi djali i vetëm i mbetur në këtë familje, Kushtrim Sope. Mirëpo, sot ai dhe familja e tij kishin një arsye për të buzëqeshur, shkruan Reporteri.net
Pas humbjes tragjike të tri jetëve, familjes iu shtua një anëtar i ri. Kushtrim Sope u bë baba, duke emërtuar djalin e tij me emrin e babait të ndjerë që humbi jetën në aksident.
Ramiz është emri i djalit të sapolindur të Kushtrimit i cili do të mbajë përgjithmonë gjallë kujtimin për gjyshin e tij të ndjerë.
Lajmi është bëri i ditur nga Orhan Bislimaj nga Bashkësia Islame në Prizren i cili në faqen e tij në Facebook ka publikuar edhe foton e foshnjës së sapolindur./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.