×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Sejdiu tregon nëse LDK rrezikon përçarje të re

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 20:52

    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk e përjashton mundësinë e kandidimit të tij për kryetar të LDK-së, por shprehet vendimin do ta marrë në momentin e nevojshëm.


    Ai thotë se ka një presion të madh pozitiv nga anëtarësia për të kandiduar për kryetar të LDK-së.

    I pyetur se a rrezikon LDK të përçahet sërish, ai ka mohuar këtë, trasnmeton Reporteri.net.

    “Nuk besoj. Mund të ketë apetite dhe shtytje por nuk besoj. Ka ndodh një proces në një kohë më të hershme që ka qenë i nxitur por njerëzit siç e keni parë kohët e fundit kanë rezonuar”, ka deklaruar Sejdiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!