Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci aktualisht është duke u intervistuar lidhur me dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Nga kjo Prokurori konfirmuan gjatë ditës se bastisjet po kryhen në katër lokacione, mbi dyshimet për fabrikën për mbetje shtazore.

Reklamë

Ndërkaq, prokurori i rastit, Admir Shala, në një deklaratë për mediat ka thënë shkurt se Prokuroria Speciale ka nisur hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Siç ka thënë ai bastisje po kryhen në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës.

Peci sot u është shmangur gazetarëve, pas përfundimit të seancës së Kuvendit, në kohën kur pikërisht në Ministrinë e tij po kryheshim bastisjet.

Ai ka shfrytëzuar daljen e pasme të Kuvendit për t’u larguar me nxitim, duke iu shmangur kështu mediave. /Reporteri.net/

Ministria po i bastiset, Faton Peci largohet me “nxitim” nga dalja e pasme e Kuvendit

Reklamë

 

 

 

Reklamë