×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon numërimi i votave, kjo është përqindja e daljes sot në zgjedhje

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 19:57

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën e katërt për sot, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi zgjedhor dhe se tashmë të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 43% apo 770 mijë e 117 votues.

    Ai ka shtuar se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 822 mijë 484 votues 43.5% .

    Radoniqi gjithashtu ka theksuar se ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe se nga ora 19:00 ka filluar afati 24 orësh për paraqitje të ankesave në PZAP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!