×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin prindërit e 7-vjeçarit, tregojnë nëse vrasja kishte të bënte me racizëm

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 14:20

    Familja e pikëlluar e Iliasit 7 vjeçar, të vrarë të enjten e kaluar në Basel, përjashton mundësinë që vrasja e birit të tyre të ketë pasur motiv racist. Sipas familjarëve, djali kishte pasur fatin e keq të qëllonte “në vendin e gabuar në kohë të gabuar, shkruan 20minuten.ch


    “Duke qenë se vogëlushi, kishte pasur nënshtetësi kosovare, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka urdhëruar Konsullatën Kosovare në Cyrih që të mbështesë familjen. Kështu, zëvendësshefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Visar Rrecaj ka vizituar familjen të premten në Bazel”, transmeton albinfo.ch.

    “Edhe pse në momentet e pikëllimit më të thellë, familja megjithatë më ka pritur. Krahas prindërve aty kishte edhe shumë pjesëtarë tjerë të familjes, të ardhur për t`i mbështetur.

    Në bisedë me ta, prindërit e viktimës më thanë se ata nuk kishin pasur kurrë probleme me askënd dhe për këtë arsye duhet përjashtuar që vrasja të ketë qenë ndonjë akt i hakmarrjes, përcjell albinfo.ch. Ata kanë përjashtuar po ashtu edhe ndonjë motiv me sfond racist. Për familjen është e sigurt: djali i tyre, thjesht, ka qëlluar në kohë të gabuar në vend të gabuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!