×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet komandant Hoxha pas intervistimit në Hagë: Krenar me luftën e pastër të UÇK-së

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 23:08

    Ismet Tara, apo siç njihet komandant Hoxha, është shprehur tejet i lumtur që ka përfunduar intervistimin disa-ditor në Prokurorinë Speciale në Hagë.


    “Është kënaqësi për mua që kreva detyrimin tim ndaj gjykatës së Hagës. Ishte kënaqësi që u njoftova me të gjithë këtu. Falënderoj stafin që ishte korrekt ndaj meje. Duhet të jenë krenar për luftën e pastër e të shenjtë të UÇK-së siç kemi bërë, e dimë dhe do ta mbrojmë edhe nëse duhet me jetët tona në Hagë apo kudo që paraqitet nevoja”, ka shkruar Tara në rrjetin social Facebook, trasnmeton Reporteri.net.

    Tara në Hagë është thirrur në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte, ndërsa kishte thënë se nuk do të angazhojë asnjë avokat për mbrojtjen e tij.

    Ndryshe para se të nisej për në Hagë më 3 shkurt, Tara kishte mbajtur fjalim para shumë qytetarëve dhe bashkë-luftëtareve të tij, pranë shtatores së heronjve “Toni e Mici”, në Parkun e qytetit të Rahovecit, duke thënë se gjithmonë do ta mbrojë luftën UÇK-së, kurdo që do të ketë nevojë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!