“Flymingo Travel” ishte pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar “Philoxenia International Tourism Expo” në Selanik të Greqisë.
Duke parë rritjen e jashtëzakonshme të kërkesës për pushime në bregdetin grek, ekipi i “Flymingo Travel” ka qenë i përkushtuar të krijojë kontakte të reja dhe marrëveshje bashkëpunimi që sigurojnë kushte edhe më të favorshme për udhëtimet tuaja.
“Flymingo Travel” po punojnë që tani për sezonin 2026, në mënyrë që t’ju ofrojmë çmime më të mira, akomodime të zgjedhura me kujdes, dhe opsione të personalizuara për pushime sa më të rehatshme.
Pjesëmarrja në këtë panair është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të ofertave ekskluzive dhe bashkëpunimeve të cilësisë së lartë, të cilat do të reflektohen drejtpërdrejt te ju — klientët e “Flymingo Travel”.
“Flymingo Travel” vazhdon të përgatitet me profesionalizëm për t’ju sjellë pushime të paharrueshme në vitin 2026, me kushte që rrallë gjenden diku tjetër. Ndërkohë juve ju mbetët t’i ndiqni ofertat në faqen “Flymingo Travel” në Facebook dhe Instagram.