Në Shën Stefan të Malit të Zi sot është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit. Pjesëmarrësit pas takimit, kanë realizuar edhe fotografinë familjare.

Ajo që bie në sy nga fotografia familjare është vendosja e liderëve të shteteve të rajonit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Milojko Spajic janë të pozicionuar në afërsi të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Reklamë

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, janë anash.

Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy shtetet e rajonit më së afërti për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndarë në profilin e tij në “Faceboo” fotografinë familjare nga ky Samit.

Reklamë

Por ajo që vërehet nga postimi i Ramës është se në fotografon e publikuar nga Kryeministri shqiptar nuk janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e as ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pasi fotoja është prerë.