Nënkreytari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për foton e shumëpërfolur që iu publikua javën e kaluar, ku shihej ai me komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku, që është zyrtar i PDK-së, dhe Sylejman Selimi, transmeton Reporteri.net.
Ai ka pohuar se fotografia i është shpërndarë kur ai ishte në Zvicër javën e kaluar vetëm për politika të ngushta.
“Motivi prapa fotografisë është për konsum ditor, për politika të brendshme”, ka thënë Haziri për T7.
Ai ka treguar edhe si ka dalë fotografia.
“Fotografia ka dalë nga Gjilani, prej zyrave të PDK-së së Gjilanit”, ka deklaruar Haziri, i cili ka thënë se e di edhe emrin e personit që e ka publikuar këtë foto.
Ai më tej ka thënë se tendencat që ta afrojnë atë me PDK-në është brenda vet PDK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.