×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi përqesh protestën e Vetëvendosjes: AmeLika, kaLnevali, lepuLi

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 17:55

    Frashër Krasniqi deputeti PSD-së në Kuvendit të Kosovës, ka reaguar në Facebook për protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtur Albin Kurtin profet.


    “Qytetarët mund të mashtrohen njëherë, por ata nuk harrojnë. Kur protestat që i organizon vet i quan karnevale, dhe i fyen pjesëmarrësit në protesta në një mënyrë aq të ulët, atëherë lëre më që të dështojnë protestat, por nuk arrin dot të organizosh as karneval”, ka shkruar Krasniqi.

    Ky është postimi i plotë:

    AmeLika, kaLnevali, lepuLi

    Qytetarët mund të mashtrohen njëherë, por ata nuk harrojnë. Kur protestat që i organizon vet i quan karnevale, dhe i fyen pjesëmarrësit në protesta në një mënyrë aq të ulët, atëherë lëre më që të dështojnë protestat, por nuk arrin dot të organizosh as karneval. I tillë ishte tubimi i sotëm i militantëve të Sektit të cilëve nuk iu bashkua as edhe një qytetar apartiak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!