Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deminimit, në bazë të Planit të veprimit për vitin 2019, dje ka filluar sezonin veror të deminimit, duke pastruar zonat e minuara nga dora e njeriut si dhe ato të kontaminuar me bomba kasetore nga ajri.
Për mbarëvajtjen dhe fillimin me sukses të këtyre operacioneve, FSK-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme, transmeton Reporteri.net.
“Operacionet e para të çminimit për këtë vit, FSK-ja i ka filluar në lokacionin e Soqishtës, Komuna e Hanit të Elezit, për të vazhduar më pas me Komunën e Ferizajt, përkatësisht lokacionin “Parku i Lirisë”’ dhe hapësirën e kazermës ‘’Skënderbeu’’ të FSK-së, si dhe lokacionin Babaj i Bokes në Komunën e Gjakovës. Përveç operacioneve të deminimit FSK-ja ka dy njësi të për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD), gjithherë të gatshme 24 orë për 7 ditë të javës, për largimin e mjeteve të rrezikshme. Këto njësi kujdestare reagojnë në çfarëdo kohe sapo qytetarët të njoftojnë për praninë e këtyre mjeteve. Deri me tani njësitë e EOD-së kanë intervenuar në 2700 raste dhe kanë demoluar 4350 mjete të ndryshme eksplozive”, thuhet në njoftimin e MFSK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.