Anticikloni mbi Evropën Qendrore dhe masa të ngrohta ajrore do të shtrihen gjatë fundjavës mbi rajonin tonë, që do të kushtëzojnë mot të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell.
Për ditën e sotme, temperatura minimale pritet të jetë 2 gradë celsius, ndërsa ajo maksimalja 17 gradë celsius. Edhe për nesër është paralajmëruar mot i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.Temperaturat do të lëvizin nga 3 gradë celsius minimalja deri në 18 gradë celsius maksimalja.
Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie në fillim të javës së ardhshme me mundësi për shi, ndërsa në vise malore edhe borë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.