×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci tregon se si refuzoi ofertën e ushtarit britanik për ta “shpëtuar kokën” para bombardimeve të NATO-s

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 19:59

    Ish-luftëtari i UÇK-së nga Llausha e Skenderajt, Gani Geci, ka rrëfyer se si me datë 24 mars të 99-tës i ishte bërë një ofertë nga një oficer britanik që të largohet nga Kosova, pasi i kishte thënë se tashmë nis lufta e vërtetë, kur i ka dhënë dhe lajmin për nisjen e bombardimeve të Serbisë nga NATO.

    “Ditën kur u largua nga Kosova misioni i OSBE-së, mision në të cilin ishin ushtarakët më të rryer të forcave të NATO-s, në fshatin Llaushë erdhi një mik i imi i forcave angleze i cili shërbente në OSBE me të cilin krijova një miqësi, dhe ai erdhi para se të largohej nga Kosova te unë dhe më tha ‘tani do të fillon lufta e vërtetë dhe nëse do hajde me neve me gjithë armë kështu si je dhe të dërgoj deri në Maqedoni. Jo i thash, shkoni ju dhe nëse unë do të kem jetë ju prap këtu do të më gjeni”, ka rrëfyer Geci për Reporteri.net.

    Ai ka treguar më tej se si oficeri i njëjtë ishte rikthyer pas bombardimeve të NATO-s për ta takuar prapë, por si disa ish-komandat për këtë gjë e kishin njoftuar Gecin vetëm pas një muaji.

    “Dhe pas 78 ditësh të bombardimeve ndaj Serbisë, oficeri i Mbretërisë së Bashkuar u kthye prap, por tani me një helikopter ushtarak të NATOS me ç’rast zbarkoi në fshatin Kotorr ku erdhi për t’i marrë komandantët e UÇK-së nga Drenica dhe me kishte kërkuar mua, por këta komandantët tonë me treguan tek pas një muaji”, ka rrëfyer Geci. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!