×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari gjerman e pyet Vuçiqin për kufijtë, kështu përgjigjet presidenti serb

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 16:32

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq pas takimit me Federica Mogherinin u pyet nga gazeta e madhe gjermane, ZDF rreth idesë së ndryshimit të kufijve.


    “Kur flasim për kufijtë, ndryshimin e kufijve, pyetja ime është se cilët janë kufijtë për të cilët ju po flisni?”, tha fillimisht presidenti serb.

    Gazetari gjerman ia kthehu se flet për kufijtë që i ka njohur Gjermania.

    “Gjermania e njeh Kosovën si shtet të pavarur, Serbia nuk e bën, Rusia nuk e bën, Kina nuk e bën, Brazili dhe India nuk e bëjnë dhe për këtë arsye mendoj se është e nevojshme për kompromis, transmeton Indeksonline.

    Por unë nuk jam ai që mund të imponojë diçka kundër vullnetit të fuqive të mëdha, Prishtinës dhe të tjerëve.

    Ne jemi këtu në Berlin për të dëgjuar sugjerimet dhe për të parë se çfarë mundemi.”, u shprehë presidenti serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!