Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se 75-vjeçari nga Prishtina, i cili po kërkohej prej dy ditësh, është gjetur sot i vdekur.

Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, 75-vjeçari është gjetur i pajetë në Liqenin e Livoqit në Gjilan.

Përmes një njoftimi, Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e tij, ndërsa ka falënderuar të gjithë personat që u angazhuan në operacionin e kërkimit.

Reklamë

“Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e tij. Faleminderit të gjithëve për ndihmën dhe bashkëpunimin gjatë kërkimit”, thuhet në njoftim.