×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një 35 vjeçar në një shtëpizë druri në Istog

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 16:23

    Një 35 vjeçar është gjetur sot i vdekur në fshatin Kliqan të Istogut. Trupi tij është gjetur në një shtëpizë të drurit, derisa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete. Rasti po cilësohet si “hetim i vdekjes”, shkruan Reporteri.net


    Polica Rajoanle e Pejës përmes një komunikate për media e ka konfirmuar rastin por nuk kanë dhënë detaje.

    ”Me datën 27 prill 2019, Policia është informuar se në fsh. Kliqan-Istog, në një shtëpizë të drurit është një person pa shenja jete”, thuhet në komunikatën e Policisë, shkuran Reporteri.net

    Tutje kanë thënë që ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete.

    ”Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti’ thuhet në komunikatën e Policisë. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, është pa shenja jete”.

    Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).

    Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!