×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini i AAK-së i bindur se do ta fitojë edhe një mandat në Gjakovë: Do të jenë edhe 4 vite të jashtëzakonshme

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 21:07

    Kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini i cili garon edhe për një mandat qeverisës nga Aleanca për Ardhërinë e Kosovës ka thënë se në katër vitet e qeverisjes së tij në këtë qytet ka arritur që të jetë komuna me më së shumti punësim, rritjen më të madhe buxhetore si dhe me investime më të mëdha në Kosovë.


    Këtë deklaratë Gjini e ka bërë në Prime Time të Kanal 10.

    “Kur dikush është kryetar komune i ka dy obligime, me dalë para qytetarit para se ta përfundon mandatin për ta marrë një konfirmim për punën që e ka bërë, dhe e dyta duhet me i dhënë Gjakovës edhe katër vite. Gjakova ka parë totalisht diçka tjetër prej shumë dekadave më përpara. E kemi rritjen më të madhe bugjetore në Kosovë, rritjen më të madhe të të punësuarve. Këso zhvillimi Gjakova nuk ka pasur në tri dekadat e fundit. Rritjen më të madhe të investimeve vetanake, kemi arritur të kemi investime më të mëdha në Kosovë. Gjakova praktikisht ka ndryshuar”, tha ai, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Gjini është shprehur se ka për t’i dhënë edhe shumë Gjakovës, edhe për një mandat dhe është shprehur i bindur se do ta fitojë edhe një mandat.

    “Unë pas besimit të qytetarëve edhe për katër vite jam bërë gati t’i jap Gjakovës edhe më shumë. Gjakovës i duhet çdo ditë dedikim permanent. Unë mendoj se nuk mund të jetë një 4 vjetësh i harruar. Do të jenë 4 vite të jashtëzakonshme për Gjakovën”, tha Gjini, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!