×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 11:16

    Një person është plagosur me armë zjarri, të martën mbrëma në Prishtinë. Për këtë rast Policia ka arrestuar një person, derisa dy të tjerë të dyshuar, ndodhen ende në arrati.


    Rastin e ka njoftuar policia, të enjten, përmes raportit 24 orësh.

    Sipas njoftimit, shkruan Reporteri.net, edhe të plagosurit i është gjetur një armë automatike.

    “Raportohet se në lokacionin e përmendur ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të lënduar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i cili është konfiskuar një armë automatike AK-47. I lënduari është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor”, njofton PK-ja.

    “Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, e si të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë të cilët gjenden në arrati”, thotë policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!