Për dy vite ishim dëshmitarë të përpjekjeve që Mali i Zi të shndërrohet prej një shteti civil një shtet tjetër serb, deklaroi presidenti malazias, Millo Gjukanoviç, raporton gazeta online Reporteri.net.

Në një tubim elektoral në Danilovgrad, përvojën dy vjeçare që nga 20 gushti 2020, me blloqet e partive pro-serbe, Gjukanoviç e quajti “përjetim demokraik”.

“Përjetuam përpjekjet e mazorancës së re për të shkatërruar vetë themelet e shtetit të Malit të Zi”, u ka thënë Gjukanoviç të tubuarve.

Reklamë

“Ishim dëshmitar të përpjekjeve që Mali i Zi të shndërrohet prej një shteti harmonik shumëkombësh dhe shumëfesh në një shtet në të cilin një komunitet i vetëm fetar do të kishte monopol, dhe jo vetëm mbi çështje fetare por mbi jetën në përgjithësi, mbi krejt shtetin e Malit të Zi, duke u paraqitur si interpretim i rremë i vetë historisë dhe si krijues i Malit të Zi”, ka thënë presidenti malazias, përcjell Reporteri.net.

Gjukanoviç aludoi në Marrëveshjen e ashtuquajtur Themeltare të nënshkruar nga kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviç dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Në këtë marrëveshje, sipas partive sovraniste, falsifikohet historia e Malit të Zi dhe Kisha Ortodokse Serbe në sfera të shumta juridike barazohet me shtetin./Reporteri.net/