Rrahim Hashimi, ish-luftëtar i “Forcave Komando Delta” të UÇK-së, Brigada 138-ZOD, është ftuari për intervistim në Hagë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën.
Këtë e ka njoftuar vetë Hashimi përmes një konference për media të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së.
Sipas tij, Haga do ta intervistojë atë si të dyshuar, pas dy javësh.
“Do të paraqitem para këtij organi më datë 09.04.2019 në Hagë”, ka thënë ai, duke treguar se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj thirrjeje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.