×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjysma e ministrive kanë 399 vetura, gjysma tjetër refuzojnë të tregojnë

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 15:13

    Autor: Gentrit Dibrani  


    Qeveria e Kosovës njihet për numër të madh të ministrave dhe zëvendësministrave. Por siç duket nuk qëndrojnë keq as për nga numri i veturave që këto ministri i posedojnë.


    Reporteri.net ka kërkuar nga të gjitha ministritë të dhëna në lidhje me numrin e veturave që ato i kanë në shfrytëzim, por vetëm 11 nga to kanë kthyer përgjjigjie.

    Bazuar në të dhënat e derguara nga këto ministri, numrin më të madh të automjeteve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila ka në dispozicion 111 sosh, prej tyre 46 janë me qira, 10 vetura të llojit Renault Megane, 35 të llojit Dacia Sandero dhe 1 të llojit Peugeot 508.

    Më keq qëndron Ministria e Punëve të Brendshme e cila posedon gjithsej 76 vetura, prej tyre 7 janë jashtë përdorimit dhe 2 janë në shfrytëzim prej institucione të tjera. Në vitin 2018 kjo minstri ka blerë 12 vetura, 10 të tipit Dacia Duster, ndërsa 2 të tipit Kia Sportage.

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural posedon 73 vetura, ndër to 14 janë jashtë përdorimit, e të cilat Ministria e Administratës Publike pritet t’i shesë përmes ankandit publik. Kjo ministry gjithsej 6 vetura të marra me qira.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim kanë numër solid të veturave. Nga 29 secila prej tyre.

    Ministria e Zhvillimit Ekonomik në pronësi të saj ka 28 vetura, dhe duket se kaq iu mjaftojnë pasi, sipas tyre, viteve të fundit nuk kanë blerë vetura të reja.

    E numër më të vogel të automjeteve ka Ministria e Administratës Publike, në pronësi të të cilës janë vetëm 16 sosh. Në vitin 2018 nuk e ka blerë asnjë veturë kjo ministri, ndërsa për nevojat e saj, MAP-i, i ka marrë me qira 6 vetura të tipit “Renault Megane”.

    Ministria e Financave ka në shfrytëzim gjithsej 15 automjete, prej të cilave dy vetura Mercedes ML 320, një Golf IV, dhe një Volkswagen Polo. Nevojat e tyre i kanë plotësuar duke marrë nga Dogana 4 vetura Passat dhe 1 Golf V . Me qira kjo ministri i ka gjashtë vetura, 3 Renault Meganë, 2 Dacia Sandero dhe 1 veturë Peugeot.

    Numri i veturave që posedon Ministria e Integrimit Evropian është 13, prej tyre 6 në pronësi të kësaj ministrie, 1 e llojit Mercedes, 3 Shkoda Oktavia dhe 2 Reno Klio. Në vitin 2018 ka marrë 7 vetura me qira, 3 Renault Megane dhe 4 vetura Peugeot.

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal shfrytëzon 11 vetura në total, prej tyre 6 me qira,1 veturë e llojit Peugeot 508, 1 veturë Dacia Sandero dhe 4 vetura Renault Megane, ndërsa 5 të tjera janë pronë e kësaj ministrie.

    E Ministria e Mbrojtjes, jo vetëm që nuk ka dhënë detaje për veturat që posedon, por është munduar t’i paraqes pyetjet si kërkesë absurd. Reagimi i zëdhënësit Ibrahim Shala ishte i ashpër.

    “O ti bac nuk ka përgjigjie për atë, unë e kam pa pyetjen e kom lexu pyetjen qysh i kom lexu ato tjerat e kom lexu edhe ata. Ajo është çështje e jona”, tha Shala Reporteri përmes telefonit.

    Në total, Ministritë që janë përgjigjur kanë në pronësi hiç më pak se 399, prej tyre 77 janë me qira kurse 322 në pronësi të tyre. Vlen të theksohet se edhe 10 Ministri kanë refuzuar të përgjigjen./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!