×
  • Lajme
  • Lajme

    Grafite antishqiptare në Zrenjanin, reagon Ragmi Mustafa: Janë produkt të sistemit aktual në Serbi

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 20:12

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka reaguar pas grafiteve “Vrit shqiptarët” të shfaqura në Zrenjanin të Serbisë duke i quajtur produkt të sistemit aktual në Serbi.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i shqetësuar me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.

    “Grafitet e fundit në Zrenjanin, ‘vrit shqiptarët’, janë vetëm tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Është reduktim të trajtohen këto grafite si shprehje individuale e urrejtjes. Ato janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe personalitetet me ndikim publik në Serbi”, ka shkruar Mustafa, trasnmeton “Reporteri.net.

    Më tej, ai ka ftuar organet përgjegjëse të zbatojnë ligjin kundër atyre që përhapin gjuhën e urrejtjes si dhe ka kërkuar nga pushtetarët në Serbi të marrin sa më shpejt vendime politike që luftojnë dhe parandalojnë përhapjen e frymës fashiste në shoqëri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!