×
  • Lajme
  • Lajme

    Grafite me përmbajtje “UÇK” në Urën e Ibrit, policia del për të hetuar rastin

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 14:23

    Në anën veriore të urës së Ibrit në Mitrovicë, janë shkruar grafite: “UÇK”, “Kosova, Shqipëria” dhe të ngjashme, transmeton Reporteri.net.


    Grafitet janë shkruar me ngjyrë të gjelbër si pranë urës ashtu edhe në urë. Grafite me përmbajtje të ngjashme, që nuk dihet saktësisht se nga kush janë shkruar, mund të shihen në anën jugore të urës.

    Në mesin e shumë grafiteve ka përmbajtje si: “B13”, “Kosova është Shqipëri”, “Torcida 1984”.

    Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut, Besim Hoti deklaroi për Radio Contact Plus se policia është në vendin e ngjarjes  dhe janë duke hetuar rastin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!