×
  • Lajme
  • Lajme

    Guvernatori Mehmeti: Ekonomia e Kosovës u rrit 9.9 për qind, falë diasporës

    Reporteri
    24 Dhjetor 2021 | 11:15

    Guvernatori i Bankës Qendror të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se në Kosovë, falë diasporës dhe politikave të qeverisë e rolit të BQK-së, ekonomia është rritur për 9.9 për qind.

    “Viti 2021 konsiderohet vit i sukseshëm për Kosovën, falë diasporës, politikat e qeverisë dhe rolit të BQK-së, ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind”, tha guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në konferencën e fundit për këtë vit.

    Ai tha se remitencat shkuan mbi 900 milionë euro këtë vit.

    “Me të gjitha vështirësitë, viti 2021 ishte i mbarë. Jam i lumtur se me mua si guvernator i BQK-së kemi arriur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.

    Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!