×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hajdari e pranon se Qeveria i ka gënjyer qytetarët për rezervat e shtetit

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 16:23

    Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari i është përgjigjur në Kuvend deputetëve të opozitës të cilët e kanë kritikuar për rritjen e çmimit të miellit në vend.

    Hajdari në përgjigjen e saj, ka pranuar se është rritur çmimi i miellit, ndërsa ka përmendur se nga 57 mullistë, aktualisht vetëm 17 janë në funksion, ndërsa ka thënë se është dashur ta hapin tregun për importin e miellit në kohën kur pandemia goditi Kosovën.

    “Sot i kemi 57 mullist, vetëm 17 prej tyre janë funksional dhe ne na është dashur të hapim tregun për miellin në kohën e , pandemisë në kohën e krizës dhe panikut të qytetarëve për miellin, në mars të vitit 2020”, tha Hajdari.

    Ajo përmendi se në kohën e krizës së vitit 2020, Kosova kishte rezerva për vetëm tre ditë, ndërsa tha se është dashur t’i bindin qytetarët edhe pse s’kanë pasur.

    “Rezervat shtetrore kanë qenë vetëm për tri ditë, është dashur ti bind qytetarët, përkundër se s’kemi pas. Sot kemi planifikim 10 milionë rezerva shtetërore. Nuk po ankohemi, por po tregojmë realitetin”, shtoi ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!