×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajnat e pyjeve u bllokojnë rrugën policisë në Gjilan

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 11:25

    Dy persona të dyshuar kanë penguar policinë në kryerjen e detyrës së tyre, derisa këta të fundit i kapen të dyshuarit duke transportuar dru pa dokumente përcjellëse. Për rastin në fjalë policia ka arrestuar vetëm një person, derisa ka konfiskuar drutë.


    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite në Zhegët të Gjilanit, ka njoftuar Policia. Sipas tyre, personat e dyshuar u bllokuan rrugën policisë me drunjë dhe gurë.

    “Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë duke transportuar dru pa dokumente përcjellëse me kamionët e tyre kanë bllokuar rrugën me gurë dhe drunj duke i penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

    Në njoftim bëhet e ditur se vetëm njeri prej të dyshuarve është ndaluar në Polici, derisa tregohet se me vendim të prokurorit drutë u janë konfiskuar dhe rasti është vazhduar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!