×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e zbulon nëse u takua në katër sy me Vuçiqin në Berlin

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:59

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se nuk i është dhënë mundësia që të takohet vetëm për vetëm më Aleksander Vuçiqin në Berlin, megjithatë tregon se kanë pasur rastin që në takimet multilaterale që janë mbajtur gjatë samitit, t’ia dëgjojnë fjalimet njëri tjetrit.


    “Jemi përshëndet ashtu në këmbë. Ka pas plotë diskutime, por jo vetëm unë me të. Secili me secilin ka ndërru biseda”, ka treguar Haradinaj për T7, raporton Express.

    Ndër të tjera ai tregon se kanë pasur mundësinë që t’ia dëgjojnë njëri tjetrit qëndrimet, por nuk kanë pasur

    “Ai ka qenë aty kur e kam dhënë qëndrimin Kosovës, dhe unë kam qenë aty kur ai e ka dhënë qëndrimin Serbisë. Por nuk kemi mbrri me folë vetëm na dytë”, ka thënë Haradinaj.

    Kryeministri ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiqi në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.

    “Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bëjshin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë instonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presdienti Makron”, ka thënë Haradinaj.

    https://reporteri.net/lajme/haradinaj-per-samitin-e-berlinit-si-me-mbeshteten-per-muri-thaci-e-rama-per-taksen/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!