Kryeministri Ramush Haradinaj ka rritur “armatën” e këshilltarëve edhe me një emër që vije nga partia e tij.

Lulzim Kabashi që ishte kandidat për Prizrenin nga AAK në zgjedhjet e kaluara, do ta këshillojë Haradinajn për ekonominë e Prizrenit, shkruan Reporteri.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë i pari i Qeverisë, duke e prezantuar nga zyra e tij, e cila do të jetë edhe e ish-kandidatit për kryetar komune.

Reklamë

“Emërova sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik, në veçanti për fushën e ekonomisë, me fokus rajonin e Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj.

Sidoqoftë, ky emërim çon në 36 numrin e këshilltarëve të kryeministrit Haradinaj, duke bërë kështu që të shënohet si stafi më i gjerë i ndonjë kryeministri Kosovar.

Ndryshe, Haradinaj tani do të ketë 25 këshilltarë që paguhen nga buxheti i shtetit, ndërkohë që 11 të tjerë janë këshilltarë të jashtëm./Reporteri.net