×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i ‘distancuar’ nga Rama e Thaçi

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 21:34

    As në fotografinë e përbashkët me liderët e rajonit dhe nikoqirët, kryeministri Ramush Haradinaj nuk u ka qëndruar afër presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama.


    Ai shihet që është distancuar në mënyrë të theksuar nga grupi në kohën kur po realizohej fotografia e përbashkët, shkruan Reporteri.net.

    Kjo fotografi e konfirmon edhe një herë qëndrimet e kundërta që kanë Haradinaj në njërën anë dhe Thaçi e Rama në anën tjetër.

    Krejt kjo erdhi pasi që Thaçi e Rama ishin PRO një marrëveshjeje me Serbinë qoftë edhe përmes ndryshimit të kufirit, e cila gjë nuk i pëlqeu fare Haradinajt.

    Kjo gjë u tha edhe sot në Berlin, ku presidenti Thaçi u mundua të ulë rolin e këtij samiti, duke thënë se BE-ja është e dobët për të bindur Serbinë për njohje të Kosovës dhe se kjo, siç tha ai, mund të ndodhë vetëm me përkrahjen e SHBA.

    Ndërsa, Haradinaj që në fillim të takimit kishte thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën me kufijtë ekzistues, duke përjashtuar prekjen e kufijve, qëndrim ky që e mban edhe kancelarja gjermane Angela Merkel./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!