×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i premton mbështetje Jahjagës për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 16:14

    Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar ish-presidenten Atifete Jahjaga, të cilës i ka premtuar mbështetje për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, transmeton Reporteri.net.


    Kryeministri i ka shprehur mirënjohje ish-presidentes për përkushtimin e saj lidhur me këtë çështje.

    Postimi i Haradinajt në Facebook:

    Në takim me ish-Presidenten, Atifete Jahjaga, u dakorduam që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjës së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjës së trupave të NATO-s. Duke i shprehur mirënjohje zonjës Jahjaga për përkushtimin e saj në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përkrahjen e tyre për riintegrim në shoqëri, u zotova se Qeveria do të jetë partnere me të gjithë ata që i japin mbështetje të vazhdueshme trajtimit të kësaj plage të hapur të shoqërisë sonë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!