×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj këkon nga SBASHK-u që të kompensohen orët e humbura

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 14:05

    Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas më shumë se dy orë gjysmë debat ka mbërritur në Kuvend, ku po debatohet për mundësin e kompensimit të orëve të humbura


    Kreu i ekzekutivit tha se nuk duhet të jepen deklarata të vrazhda por duhet të ftohet me respekt sindikata e arsimit që të pranojë kompensimin e orëve.

    “Nuk është çudi që ndodhë ky diskutim pa marrë parasysh që në e dimë që ministri është i Nismës. Sindikata ka mirëkuptim t’i kompensojmë orët e humbura pasi është në interesin e mësimdhënësve e edukatorëve”, tha Haradinaj.

    “Ministria në nivelin nacional nuk i emëron drejtorët e shkollave kjo është kompetencë e nivelit komunal”. “Nuk është arsye ta jepni një vlerësim tuajin pasi ka të bëjë më fëmijët. Ne duhet të ndalemi dhe t’i kërkojmë sindikatës me respekt t’i kompensojnë orët e humbura”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!