×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Më shumë më bënin presion Thaçi e Rama për taksën, sesa liderët e tjerë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 20:34

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për samitin e djeshëm të mbajtur në Berlin. Haradinaj ndër të tjera ka thënë se ky samit ka qenë pikë kthese për Ballkanin.


    Sipas Haradinajt, përmes këtij samiti Merkel dhe Macron kanë dëshmuar se e kanë marrë seriozisht çështjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ai ka thënë se kur u bisedua për taksën ka pasur presion shumë të madh nga ana e presidentit Thaçi dhe kryeministrit shqiptar për heqjen e saj, madje sipas tij presioni ka qenë më i madh sesa nga liderët tjerë, shkruan Reporteri.net.

    “Isha i vetëm në një qëndrim. Krejtësisht i vetëm. Edhe presidenti edhe Rama më shumë më bënin presion ata për taksën sesa udhëheqësit tjerë. Ata insistonin që ta respektoj kërkesën e Merkel dhe Macron për taksën, se kjo është një mundësi e mirë për Kosovës. Ishte insistim i pandalshëm nga ana e tyre në anglisht dhe gjuhë të tjera”, u shpreh Haradinaj.

    Haradinaj tutje shtoi se përgjigja e tij ishte se taksa ishte vendosur si përgjigje ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!