×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: NATO i dha hakun Serbisë

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 13:44

    Sot në Gllogjan është shënuar 21 vjetori i Epopesë së Dukagjinit.

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj njëri nga protagonistët kryesor të “Epopesë së Dukagjinit”, mbajti një fjalim përpara qytetarëve.

    Ai tha se është rritur duke ndëgjuar histori të lufëtarëve shqiptarë e po ashtu edhe të luftëtarëve të Dukagjinit. Ai shtoi se ky vend ka histori të vlefshme para dhe pas Lekë Dukagjinit.

    “Unë jam rritë si fëmije me plotë të thane e histori të luftëtarëve shqiptare, i kemi dëgju ato histori të luftëtarëve të Dukagjinit, historia e Dukagjinit është e vlefshme dhe e pastër. Dukagjini ka lënë nam në të gjitha kohërat e veta edhe para Lekë Dukajginit por edhe pas. Por një ngjarje që ka bërë kthesë është bashkimi i Lekës, për tu përballë në atë kohë me pushtues. Ne nuk e ndalëm luftën asnjëherë, ngjarje të mëdha kanë ndodhë në tokën e Dukagjinit, por e vetmja herë që u bashkum ishte bashkimi në UÇK, u bëmë bashkë në luftën tonë për liri, u bashkuam mes vete dhe qëndruam bashkë, qëndruam ditë më ditë, NATO e prime nga Amerika i dha hakun armikut tonë, filloi slumin mbi caqet serbe. Ne e kemi një thënie “Miku i mirë në ditë të vështira”, NATO na u gjet në ditët më të vështira të jetës të popullit tonë, kjo ishte ngjarje që vërtetë ka bërë kthesë është humane, është njerëzore”, ka thënë Haradinaj gjatë fjalimit të tij, transmeton Reporter.net

    Ndër të tjera ai tha se nuk munden me e njëllosë luftën e UÇK-së dhe se  populli i Kosovë i ka rujt etnitë dhe i ka respektu vlerat e këtyre etnive.

    “Kotë e kanë ata që mundohen me e fëlliqë luftën tonë. Na në Kosovë kemi ditë me i rujt të gjitha etnitë dhe me i respektu vlerat e tyre. Sot, iu bëjë tirrje të gjithëve si popullit ashtu edhe institucioneve të mos ndalemi kur sot jemi kaq afër për të realizuar të drejtën e Kosovës, për me bërë Kosovën tonë, kështu nderojmë Kosovën dhe nderojmë të gjithë ata breza”, ka thënë Haradinaj tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!