×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj nuk e fsheh: Edhe këshilltarët e Merkel më kërkuan heqjen e taksës

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 15:00

    Kryeministrit Ramush Haradinaj tani i është bërë e gjatë lista e zyrtarëve ndërkombëtarë që i kanë kërkuar heqjen e taksës.

    Tani së fundmi, siç ka potencuar vetë kryeministrit, heqjen e taksës ia kanë kërkuar edhe këshilltarët e kancelares gjermane Merkel, Jan Hecker dhe Matias Litenberg, shkruan Reporteri.net.

    “Presioni i Berlinit është shumë i qartë, dialogu është shumë i rëndësishëm duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, hekne taksën ky është pozicioni i tyre”, ka thënë Haradinaj.

    Ndërkaq, qëndrim të tillë për taksën dhe dialogun kanë prezantuar edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit amerikan. Madje, njëlloj mendojnë edhe britanikët, një përfaqësues i të cilëve do ta takojë Haradinajn në mbrëmje.

    Ndër të tjera, Haradinajn nuk po e çudit fakti se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse dëshiron partia më e madhe në koalicion./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!