×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Policët në rastin e Marko Gjuriqit, duhet të dekorohen e jo të hetohen

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 12:48

    Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se hetimi i IPK-së ndaj policëve në rastin e Marko Gjuriqit, është në shpërputhje me detyrat që ju dhanë kësaj njësie.


    Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder.

    “Hetimi i IPK-së ndaj policëve që me shumë profesionalizëm e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie. Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës. Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder. E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë. Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!